Deputeti: Berisha po bën pazar me Ramën për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore

Deputeti: Berisha po bën pazar me Ramën për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, e ka konsideruar bashkimin e votave të PD dhe PS për të ngritur dy Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale si një “pazar mes dy partive të mëdha” për të ruajtur interesat e tyre. Në një intervistë për “Tema e Ditës” në RTSH me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Kapri theksoi se ky veprim është një tentativë për të penguar partitë e reja politike të hyjnë në Kuvend, ku sipas tij, PD dhe PS po bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë përfitime politike për veten e tyre. “Kjo bëhet vetëm për të goditur partitë e reja të parlamentit. PD dhe PS bashkojnë votat për të ngritur dy komisionet, atë të “Zgjedhores” dhe “Territoriales”, për të bërë një...