Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vangjeli: Vendi po funksionon si Republikë kryeministrore, Kushtetuta duhet rihartuar nga e para – Senati nuk i përshtatet një shteti unitar si Shqipëria
Emisioni “Trialog” në RTSH, i moderuar nga gazetarja Alba Alishani, solli në qendër të debatit hipotezën e një pakti të ri politik mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për ndryshime kushtetuese që mund të riformatojnë sistemin politik shqiptar. Analisti Lorenc Vangjeli paraqiti një sërë qëndrimesh mbi zhvillimet aktuale politike në vend, duke ofruar analiza të strukturuara dhe përkufizime mbi natyrën e sistemit qeverisës dhe funksionimin institucional në Republikën e Shqipërisë. Ai deklaroi se “Republika e Shqipërisë po funksionon si një republikë kryeministrore”, duke nënvizuar se në praktikë është konsoliduar një model ku pushteti ekzekutiv ka marrë një rol dominues ndaj pushteteve të tjera, duke cenuar ndarjen dhe balancën e tyre. “Po shtrohet rruga që në vitin 2027 Edi Rama të jetë Presidenti i vendit”, tha Vangjeli, duke shtuar se kjo është “formula e vetme dhe...