Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
(VIDEO)“Duhen edhe votat tona për të ndryshuar Kushtetutën”, Ndoja: PD bëri shumë mirë që hyri në Parlament!
Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoja, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka folur për vendimin e PD-së për të hyrë në Parlament në muajin shtator, pas reagimeve të forta që pasuan zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ndoja e ka cilësuar këtë vendim si një hap të drejtë dhe të domosdoshëm për opozitën, duke theksuar se prania e PD-së në Kuvend është e rëndësishme për të garantuar debat dhe kontroll mbi procesin ligjvënës. “PD duhet të hynte në Parlament për dy arsye themelore: për të mos lënë hapësira bosh dhe sepse çdo ligj duhet të ketë oponencën e vet. Nuk ka rëndësi që ky parlament është i paligjshëm, por njerëzit duhet të dëgjojnë argumentin kundër për çdo ligj,” u shpreh Ndoja. Deputeti demokrat shtoi se qëndrimi në Parlament...