Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Deklaratë e fortë nga eurodeputeti rumun për rastin e gjyqtarit Astrit Kalaja, ja çfarë thotë ai…
Europarlamentari rumun, Christian Terhes, ka deklaruar sot gjatë takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit në Tiranë, se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk mund të shihet vetëm si një akt kriminal që duhet ndëshkuar, por edhe për të cilin duhen gjetur shkaqet. Ai vuri në dukje se vonesat në dhënien e drejtësisë e bëjnë të pritshme që njerëzit të marrin vetë në dorë drejtësinë dhe nuk është e rastit tha ai, që një pjesë e njerëzve mbështetën vrasësin në rastin e vrasjes së Astrit Kalasë. Eurodeputeti tha po ashtu se reforma në drejtësi ngjan e mirë në letër, se SPAK po bën diçka, por se drejtësia në Shqipëri, është larg funksionimit.