FOTOLAJM/ Paloka, Alimehmeti dhe Noka fushatë në kryeqytet, por në takim mungon kandidati Binaj

FOTOLAJM/ Paloka, Alimehmeti dhe Noka fushatë në kryeqytet, por në takim mungon kandidati Binaj

Drejtuesi i fushatës së PD-së në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka shpërndarë foto në profilin e tij në rrjetin social Facebook nga takimet në kryeqytet.  “Mirëmbrëma Florinj nga dega 14” – shkruan Alimehmeti, por ajo që të bie në sy, përveç pjesëmarrjes së ulët, është mungesa e kandidatit të PD-së për Tiranën, aktorit Florjan Binaj.  Nuk dihej në Binaj ka refuzuar të shkojë në takim apo ka qenë diku tjetër, por ai më shumë se sa një herë është shprehur se nuk do të dalë në fushatë me Berishën.  Me sa duket, PD në kryeqytet po bën ‘dasmë pa dhëndër’.  Në vend të Binaj, në foto shfaqen Paloka dhe Noka./ TemA