“PD e ka shembur vetë Kushtetutën”, Nard Ndoka akuzon Berishën: Je fajtor! E djathta nuk vjen kurrë në pushtet

“PD e ka shembur vetë Kushtetutën”, Nard Ndoka akuzon Berishën: Je fajtor! E djathta nuk vjen kurrë në pushtet

Një ditë pasi kreu demokrat Sali Berisha shprehu gatishmërinë për t’u ulur me kryeministrin Edi Rama për të ndryshuar kushtetutën, kreu i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit. Në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN ai e akuzoi Berishën se ka shembur kushtetutën dhe tha se është fajtor për humbjen e PD-së.  “Sot i kërkojnë presidentit të jetë mbi palët, kur vetë PD e ka shembur kushtetutën. Presidenti është palë. Kjo është gangrena se vetë Berisha dhe PD e specialistët e tij, se fajin e ka Berisha, askush prej këtyre delenxhinjve të tjerë se ka sa të duash aty”, u shpreh Ndoka në A2 CNN.  Sipas tij me këtë kod zgjedhor PD dhe e djathta nuk vjen kurrë në pushtet.  “Nëse marrim rezultate e zgjedhjeve nga 91 ne nuk i fitojmë kurrë zgjedhjet si e djathtë....