Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Çfarë përfaqësonte burrnesha në kontekstin e kohës së sundimit nga kodet e rrepta zaknore ku femta ishte e përjashtuar?
Nga Albert Vataj Burrnesh ishte çmimi me të cilin një vajzë ishte e detyruar ose e nxitur nga ambicia personale të “shiste” përkatësinë e saj gjinore për të “blerë” të drejtën ekskluzive për të përfaqësuar dhe mbrojtur familjen në një rend sundimi patriarkal. Pesha që një vajzë merrte në shpinë dhe në shpirt, ishte më e rëndë se pesha e maleve, në gjirin e të cilëve u gjendte ky shteg për të hyrë në botën e të qënit i/e pranuar dhe i përfaqësuar, me të drejta dhe privilegje të kodifikuara nga e drejta zakonore. Një vajzë që zgjidhte të bëhej burrneshë, bënte një betim solemn dhe të parevokueshëm, me garanci mashkullore, dhe para një autoriteti të rreptë kanunor, për të mos u martuar kurrë dhe...