Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
BIRN/ Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese
Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit pengohen nga institucionet publike për të aksesuar databazën e të dhënave të tyre për auditim, u ankua të mërkurën në Kuvend kryetari i i këtij institucioni, Arben Shehu, por pa pëmendur me emër këto institucione publike. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetëve për zgjatjen tej afateve ligjore të auditimeve, Shehu tha se kjo zgjatje nuk vinte për faj të të audituesve, por të institucioneve nën auditim. “Kemi auditime në proces dhe nuk mund ecim përpara për shkak të mosdhënies së aksesit të institucionit që është në auditim,” tha Shehu në Komisionin e Ekonomisë, duke e shtuar se “ky është bllokim i procesit ligjor pa asnjë logjikë dhe përgjigje”. Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, pyeti se çfarë zgjidhje...