Tiranë, drejtësia godet mashtruesin e të moshuarve – 64-vjeçari përfundon i dënuar

Tiranë, drejtësia godet mashtruesin e të moshuarve – 64-vjeçari përfundon i dënuar

Një 64-vjeçar nga Shkodra, Liridon Lito, është dënuar me 2 vite burg pas gjykimit të shkurtuar nga Gjykata e Tiranës për mashtrim ndaj të moshuarve. Ai kishte zhvatur para nga pesë persona të moshave 74-85 vjeç, duke u prezantuar si mik i fëmijëve të tyre që jetonin në emigracion. Sipas vendimit të gjykatës, Lito kishte vepruar midis korrikut 2024 dhe majit 2025, duke marrë shuma që varionin nga 6 deri në 20 mijë lekë të rinj për secilin prej viktimave. Ai hynte në banesat e tyre, shpesh në zona të ndryshme të Tiranës, dhe me pretendime të ndryshme, makina e prishur, dokumente pronësie apo borxhe të fëmijëve të tyre, i bindte të moshuarit t’i jepnin paratë. Tek një nga viktimat, madje, u prezantua si mik...