Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Zbukurimet e rrobave të fëmijëve me kopsa, monedha, etj, dhe kuptimi bestyt dhe spiritual
Vendosja e kopsave dhe monedhave në rrobat e fëmijëve ka qenë një praktikë me kuptim bestyt dhe spiritual në traditën popullore shqiptare dhe më gjerë në kulturat e Ballkanit. Këto objekte konsideroheshin si simbole mbrojtjeje nga syri i keq, magjitë dhe energjitë negative. Monedhat, shpesh prej argjendi, vendoseshin në veshjet e fëmijëve, jo vetëm për t’i mbrojtur nga syri i keq, por edhe si një dëshirë për mirëqenie dhe pasuri në të ardhmen, sikundër edhe si një lloj statusi scocial. Argjendi besohej se kishte fuqi mbrojtëse kundër forcave të liga. Kopsa mendohej se “mbyllte” ose “lidhte” energjinë e fëmijës, duke e mbrojtur nga ndikimet e këqija. Kopsat metalike, sidomos ato të punuara nga metale të pastra, kishin një funksion të ngjashëm me hajmalitë. Këto sende...