Njohja e Kosovës nga Siria/ Spiropali uron Osmani: Kosova po fiton vendin e merituar…

Njohja e Kosovës nga Siria/ Spiropali uron Osmani: Kosova po fiton vendin e merituar…

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në platformën X pas lajmit se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës Në reagimin e saj, Spiropali e ka cilësuar vendimin e Sirisë si një zhvillim të rëndësishëm diplomatik që forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe përpjekjet e saj për ndërtimin e një shteti demokratik e të zhvilluar. “Urime Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetit nga ana e Republikës Arabe të Sirisë.Kosova po përparon në rrugën e forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj, si edhe mbështetjes së miqve e partnerëve që kanë ndihmuar procesin e saj të njohjes dhe shtetndërtimit,” shkroi Spiropali. Ministrja shprehu gjithashtu...