Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Mbështetje për paqen dhe stabilitetin në Ballkan
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas lajmit se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Në një postim publik, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe konsolidimit të paqes në rajon. “Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan,” shkruan Begaj. Presidenti shprehu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që, sipas tij, kontribuan në arritjen e këtij momenti historik për shtetin më të ri në Europë. “Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!” përfundon reagimi i...