Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO/ Prekëse në Turqi, momenti kur 18-vjeçarja nxirret e gjallë nga shtëpia e shembur! Kërkime për prindërit…
Zëvendësministri i Brendshëm i Turqisë, Mehmet Aktas, tha se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për prindërit e një familjeje të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese që u shemb në lagjen “Mevlana Mahallesi” të qytetit Gebze, në provincën Kocaeli. Pamjet e operacionit të shpëtimit të adoleshentes janë publikuar nga mediat. Aktas tha se tre nga fëmijët e familjes ishin gjetur deri më tani, por vetëm njëri prej tyre, 18-vjeçarja Dilara, u gjet gjallë. “Falë Zotit, vajza më e madhe e familjes, 18-vjeçarja Dilara, u shpëtua. Ajo ishte në kontakt me ta gjatë operacionit dhe ishte plotësisht e vetëdijshme. Ajo u dërgua në spital”, tha ai. Ai shtoi se “fatkeqësisht, fëmija tjetër i familjes, Hairunisa, u gjet i vdekur. Në total, nxorëm tre fëmijë, por, për fat të keq, dy nuk mbijetuan”. Sipas Aktas, tre fëmijët...