Ligji i Vasojeviqëve dhe transformimi i një fisi shqiptar në bartës të ideologjisë antiosmane

Ligji i Vasojeviqëve dhe transformimi i një fisi shqiptar në bartës të ideologjisë antiosmane

Nga: Ismet Azizi Ligji i Vasojeviqëve, i njohur në traditën malazeze si Vasojevićki zakon u dvanaest točaka,( Ligji i nVasojeviqëve në 12 pika) është ruajtur përmes gojëdhënave dhe është mbledhur nga etnologu Ilija M. Jelić gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, kur – sipas tij – populli i këtij fisi “u kujtua për ligjet e veta të vjetra në ditët e pushtimit”.[1] Sipas Jelićit, ky ligj u përmblodh rreth viteve 1800–1810 nga vojvoda Simo (Lakić) dhe igumeni Mojsije Zečević, figurë e njohur e manastirit të Gjurgjevi Stupovi, si përpjekje për të “restauruar rendin e vjetër fisnor” në një periudhë të tensionuar ndërmjet Portës së Lartë, Malit të Zi dhe popullsisë vendase.[2] Në traditën orale, ligji përbëhej nga 12 pika kryesore, të cilat përfshinin: pajtimin...