Vdiq në rrethana misterioze, familja në Itali i thotë “lamtumirë” 19-vjeçarit shqiptar (FOTO)

Vdiq në rrethana misterioze, familja në Itali i thotë “lamtumirë” 19-vjeçarit shqiptar (FOTO)

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit 19-vjeçarit shqiptar, Flavio Saraçi, që humbi jetën në banesë në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura dhe që janë ende nën ekspertim mjeko-ligjor. Ceremonia mortore është zhvilluar në vendin fqinj, në provincën e Pistoias, pasi prej vitesh familjarisht jetonte në Masotti, zona e Serravalle Pistoiese. I riu është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët fundjavën e kaluar. Kur vëllai i tij hyri në dhomën e gjumit, e pa Flavio Saraçin të rrëzuar dhe të palëvizshëm dhe shkoi të shihte se çfarë po ndodhte. Ishte një tronditje e vërtetë atëherë kur kuptoi se vëllai i tij më i madh, një djalë i fortë dhe atletik, tani ishte i...