Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Grabitja e Muzeut të Luvrit, dy të arrestuarit: Ishim pjesë e vjedhjes së bizhuterive
Dy personat e arrestuar për grabitjen e Muzeut të Luvrit kanë pranuar përfshirjen e tyre në vjedhjen e sendeve me vlerë. Kjo gjë është bërë e ditur nga prokurorja e çështjes Laure Beccuau, e cila në një konferencë për mediat bëri me dije se të dyshuarit dp përballen me akuza për vjedhje të kryer nga një bandë e organizuar dhe konspiracion kriminal. Bizhuteritë, të cilat vlejnë më shumë se 88 milionë euro, shtoi prokuroria, nuk janë rikuperuar ende. Dhjetëra detektivë kanë qenë në gjurmët e katër hajdutëve që përdorën një kamion dhe pajisje prerëse për të hyrë me forcë në një galeri në katin e parë të muzeut me famë botërore mëngjesin e 19 tetorit. Javën e kaluar, Beccuau u tha mediave lokale se detektivët...