Trump dhe Xi takohen nesër pas 6 vitesh

Trump dhe Xi takohen nesër pas 6 vitesh

Pas gati gjashtë vitesh, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping do të takohen nesër në Seul, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC). Takimi, i pari që nga viti 2019, pritet të përcaktojë drejtimin e marrëdhënieve tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Sipas burimeve nga të dyja palët, Uashingtoni dhe Pekini po punojnë për një marrëveshje që mund t’i japë fund muajve të tensioneve tregtare, të cilat kanë shkaktuar pasiguri ekonomike globale. Në qendër të bisedimeve do të jenë metalet e rralla – burime thelbësore për industrinë teknologjike dhe ushtarake – mbi të cilat Kina mban kontrollin kryesor botëror Trump është shprehur optimist për takimin, duke thënë se “shumë probleme do të zgjidhen”, ndërsa ka lënë...