Në transportin ajror gjatë tremujorit të tretë 2025 kanë operuar 31 shoqëri ajrore, nga këto 30 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 139.923 avionë, nga të cilët 83,6% të tyre e zë numri i mbikalimeve.
Aktiviteti i transportit ajror dhe atij detar erdhi në rritje në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që hekurudhën e përdorën vetëm 782 pasagjerë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Porti i Sarandës kaloi atë të Durrësit për nga numri i pasagjerëve në tremujorin e tretë 2025.
Në transportin ajror gjatë tremujorit të tretë 2025 kanë operuar 31 shoqëri ajrore, nga këto 30 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 139.923 avionë, nga të cilët 83,6% të tyre e zë numri i mbikalimeve.
Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 714,3 ton, nga të cilat 78,5% janë mallra të hyrë dhe 21,5% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2024, Në tremujorin e tretë 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 3.892.761 pasagjerë nga 3.534.751 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 10,1%.
Pasagjerët në avion janë rritur me 10%, a do të vazhdojë ky trend?
