“Vjedhjet e Ballukut janë me qindra milionë euro”, Gjoni paralajmëron: Laku po ngushtohet, pas saj i vjen radha..

“Vjedhjet e Ballukut janë me qindra milionë euro”, Gjoni paralajmëron: Laku po ngushtohet, pas saj i vjen radha..

Ligjvënësi demokrat, Gjin Gjoni shprehet se vjedhjet që ka bërë numri dy i qeverisë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shkojnë në qindra milionë euro. I ftuar në një emision televiziv, Gjoni tha se thirrja e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, (SPAK) ka shënuar një zhvillim të ri në skenën politike dhe të drejtësisë.‘Fakti që asaj i është kërkuar të shoqërohet nga një avokat, sinjalizon se ajo nuk po thirret thjesht si person në dijeni, por si një individ i implikuar, duke e vendosur hetimin në një fazë të re dhe më serioze’, theksoi Gjoni. Sipas deputetit demokrat, kjo lëvizje e SPAK është pjesë e një strategjie më të gjerë, e përshkruar...