Kriza politike, në rrezik janë edhe pagat e mijëra qytetarëve

Kriza politike, në rrezik janë edhe pagat e mijëra qytetarëve

Kosova E Mërkurë, 29 Tetor 2025 19:03 Miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm dhe miratimi i Marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes shihen si dy çështjet kryesore që duhet të adresohen nga Kuvendi i Kosovës para shpërndarjes eventuale. Për këtë arsye, 21 organizata i janë drejtuar presidentes Vjosa Osmani për një ndërmjetësim politik për t’i dhënë zgjidhje këtyre dy çështjeve. Nëse Qeveria nuk arrin të dorëzojë Ligjin për Buxhet deri në fund të këtij muaji dhe Kuvendi nuk arrin të miratojë atë deri në fund të vitit, atëherë mund të shfrytëzohet një pjesë e buxhetit të këtij vitit deri në muajin shkurt. Pas skadimit të kësaj periudhe, nëse Kuvendi aktual nuk autorizon një zgjatje deri në muajin mars...