Çifti i ‘Përputhen’ bëhen prindër, ky është emri i veçantë i vajzës

Çifti i ‘Përputhen’ bëhen prindër, ky është emri i veçantë i vajzës

Roela Meka, një nga figurat e njohura nga emisioni “Për’puthen”, ka përjetuar momentin më të lumtur të jetës së saj. Ajo është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme, e cila tashmë ka pushtuar zemrat e të gjithë atyre që e ndjekin. Vetëm një ditë pasi ndau me ndjekësit e saj pamje të ëmbla nga “baby shower”-i i organizuar në muajin shtator, burime të sigurta për Prive by Liberta Spahiu kanë konfirmuar lajmin e gëzueshëm. Vajza e porsalindur ka marrë emrin Siela, një emër i rrallë dhe me kuptim të veçantë, që përfaqëson butësinë, pastërtinë dhe frymën e re që ajo ka sjellë në jetën e prindërve të saj. Gjatë “baby shower”-it, ndjekësit vunë re mungesën e partnerit...