Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
‘E Marta e zezë’/ Picieri në Tiranë, turisti në Berat dhe babai në Durrës u vranë me thikë për një fjalë goje! Dëshmitë e autorëve…
“E zezë” mund të konsiderohet pa mëdyshje e marta e 28 tetorit të një dite më parë. Tre shqiptarë humbën jetën në tre vrasje të veçanta me thikë, të tria ngjarjet me një emërues të përbashkët, për shkak të një fjale goje. Në Berat, një prej monumenteve më të vizituar të trashëgimisë kulturore shqiptare, kalaja, u kthye në skenë krimi. Një banor i zonës, që fitonte para duke shëtitur turistët me kalë, i paregjistruar dhe licencuar nga autoritetet për shërbimet turistike, goditi për vdekje me thikë vizitorin nga Tirana vetëm sepse ky i fundit preku kalin. Kristo Mema, 63 vjeç, i njohur edhe si Kontandin Hoxha, tregoi për hetuesit se konflikti nisi pas një paralajmërimi që i bëri viktimës. “I thashë mos e prek kalin se është i acaruar sot dhe mund...