Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rritet bilanci i viktimave në Rio de Janeiro, 130 persona humbin jetë pas përplasjeve të dhunshme mes..
Rreth 130 persona kanë humbur jetën në Rio de Janeiro gjatë ditës më të përgjakshme të dhunës në qytet, ndërsa mbi 2,500 policë dhe forca speciale sulmuan një zonë të favelave pranë aeroportit ndërkombëtar, ku konsiderohet se ndodhet selia e një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Brazil. Gjatë përleshjeve, kriminelët vendosën barrikada, dogjën autobusë dhe ngritën postblloqe të improvizuara, duke paralizuar trafikun dhe duke përhapur frikë në disa zona të qytetit. Sipas raportimeve, mijëra anëtarë të grupit kriminal janë përfshirë në përplasje. Kryebashkiaku i Rio de Janeiros, Eduardo Paes, reagoi ashpër duke theksuar se qyteti “nuk mund dhe nuk do të mbahet peng nga kriminelët që duan të mbjellin frikë në rrugë”. Për shkak të situatës së rënduar, autoritetet vendore kanë ngritur nivelin e alarmit në shkallën 2, ndërsa 45 shkolla,...