BE kërkon përfundimin e vettingut deri në qershor, ambasadori Gonzato: Sulmet ndaj ONM të papranueshme

BE kërkon përfundimin e vettingut deri në qershor, ambasadori Gonzato: Sulmet ndaj ONM të papranueshme

Procesi i vettingu-t mbetet themeli i reformës në drejtësi dhe një nga kushtet kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.  Këtë e theksoi ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë një vizite në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku u prit nga kryetari Sokol Çomo.  Gonzato nënvizoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, datë kur përfundon mandati kushtetues i institucioneve të rivlerësimit.  Ai e cilësoi këtë proces si “shtyllë kurrizore të reformës në drejtësi” dhe thelbësor për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së.  Ambasadori bëri të qartë se unioni do të vazhdojë mbështetjen e plotë për procesin e vettingut dhe për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), që ka luajtur një rol të rëndësishëm në garantimin e transparencës dhe integritetit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Gonzato po ashtu dënoi ashpër sulmet...