Një kullë pritet të zëvendësojë jetimoren “Zyber Hallulli”

Një kullë pritet të zëvendësojë jetimoren “Zyber Hallulli”

Një kullë pritet të zëvendësojë jetimoren “Zyber Hallulli” Autorë: Elira Kadriu dhe Erblin Vukaj | Citizens.al Godina historike e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, që strehoi për vite breza jetimësh, pritet të shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kulle prej së paku 17 katesh. Rreth 36 fëmijë që jetojnë aktualisht aty parashikohet të zhvendosen në një zonë tjetër, ndërkohë që projekti është shtyrë përpara pa dijeni dhe konsultime me vetë institucionin. Për këtë nismë është angazhuar Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), e cila më 31 korrik mori në zotërim godinën e jetimores dhe Inspektoratit të Punës me synim për ta zhvilluar në partneritet me privatin. Përvoja me thirrjet e shkuara tregon se ky partneritet ka ushqyer më së shumti interesin e sipërmarrësve privatë....