Ogerta Manastirliu takime me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

Ogerta Manastirliu takime me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, vijon takimet me banorët e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Njësinë 2. Gjatë takimeve me banorë dhe me zanatçinj e sipërmarrës në zonën e “Pazarit të Ri”, në rrugët “Tefta Tashko Koço”, “Luigj Gurakuqi” e “Hoxha Tahsin”, Manastirliu bashkëbisedoi me ta për përmirësimet që do të bëhen në çdo lagje të qytetit, me planin e zhvillimit “Tirana 2030”. “Lagje më lagje, rrugë më rrugë, për të dëgjuar qytetarët dhe për të folur se si mund ta bëjmë Tiranën edhe më të mirë bashkë, një Tiranë që kujdeset për njerëzit”, u shpreh Manastirliu. Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliu theksoi se me programin “Tirana 2030” do të ketë zhvillim të...