Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Balluku shkaktoi dëme sa buxheti i shtetit” – zbulon Ahmetaj, Kopliku: Po hetohet vetëm maja e ajsbergut
Drejtuesi i ri i departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Ted Kopliku, ka komentuar në një studio televizive vendimin e SPAK-ut për të marrë nën hetim zv/kryeministren Belinda Balluku. Kopliku tha se hetimi ndaj numrit dy të qeverisë është një zhvillim i rëndësishëm, por sipas tij, tregon vetëm “majen e ajsbergut” të problemeve që ekzistojnë në drejtësinë shqiptare. “SPAK bën lajme. Kemi numrin dy të qeverisë tani, më parë kreun e Bashkisë së Tiranës. Këta sulmohen nga drejtësia, por nuk duhet të harrojmë se Balluku hetohet për majën e ajsbergut për supervizimin e tunelit të Llogarasë, as për tunelin në vetvete, por për supervizimin e tij,” u shpreh Kopliku. Ai theksoi se publikut po i jepet përshtypja se po bëhet drejtësi, ndërkohë që sipas tij,...