Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Seanca në Kushtetuese, Veliaj del të premten nga burgu
Erion Veliaj pritet të paraqitet të premten në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet ankimimi i tij për vendimin e marrë nga qeveria për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Drejtoria e Burgjeve i është përgjigjur interesit të mediave, duke bërë me dije se nga ana e institucionit janë marrë të gjitha masat e nevojshme të parashikuara në protokollet e sigurisë, për të shoqëruar Veliajn nga paraburgimi i Durrësit drejt Gjykatës Kushtetutese. Theksohet se mbetet në vullnetin e Erion Veliajt nëse do të pranojë të marrë pjesë apo të pranojë të shoqërohet për në Gjykatën Kushtetuese ditën e premte, pra më datë 31 tetor. Kushtetuesja më datë 9 tetor i ka dërguar shkresë Erion Veliaj në qeli, si palë në...