E mitura konsumon medikamentet e familjarit me Parkinson, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

E mitura konsumon medikamentet e familjarit me Parkinson, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë, ku një vajzë 12-vjeçare është transportuar me urgjencë drejt Tiranës pasi ka konsumuar një sasi tabletash të llojit “Deparkin” një medikament që përdoret zakonisht nga persona që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.  E mitura u dërgua fillimisht nga familjarët në urgjencën e spitalit të Sarandës në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas dëshmisë së familjarëve, ata e kanë gjetur vajzën pa ndjenja në banesë dhe e kanë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.  Mjekët e spitalit të Sarandës konfirmuan se pas analizave të para, rezultoi se 12-vjeçarja kishte konsumuar disa tableta që i përkisnin një anëtari të familjes. Pas ndërhyrjeve të menjëhershme, për shkak të gjendjes së rëndë dhe moshës së mitur, u vendos që pacientja të transportohej...