Si e zbuluan arkeologët qytetin e humbur të Trojës?

Si e zbuluan arkeologët qytetin e humbur të Trojës?

Nga Oscar Martinez Arkeologu gjerman, Hajrih Shlieman, ndodhej në Turqi në fund të shekullit të XIX për një kërkim të çuditshëm. Ai ishte duke gërmuar një vendbanim të vjetër të braktisur. Vendi, i njohur si Hisarlik, njihej vetëm nga disa specialistë. Teksa po gërmonte atje, Shlieman po shpresonte të gjente rrënojat e qytetit më të famshëm në literaturën klasike:Trojën. Problemi ishte se Troja ndoshta mund të mos kishte ekzistuar kurrë. Poeti i mirënjohur grek Homeri, popullarizoi trojanët dhe qytetin e tyre tek Iliada dhe Odisea, poemat epike të shekullit VIII-të të E.S. Këto vepra, rrëfenin historinë e një lufte 10-vjeçare midis Greqisë dhe Trojës, të zhvilluar nga personazhe të tillë të përjetshëm si mbreti Priam dhe Agamemnoni; luftëtarët kurajozë, Hektori dhe të Akili, dhe të...