Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rrebeshe shiu apo diell? E enjtja surprizon, ja si pritet të jenë kushtet atmosferike
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në relievet malore të vendit. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 25 gradë, ndërsa ato minimale në 4 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 15m/s Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.