Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tre vrasje për një fjalë goje, zbardhen dëshmitë e autorëve që përgjakën të martën, nga Durrësi në Tiranë dhe Berat
E marta e 28 tetorit mund të konsiderohet e zezë dhe e përgjakur. Tre persona humbën jetën dje si pasojë e sulmeve me thikë. Në Durrës, babai vrau djalin. Në Tiranë, picieri vrau kolegun e tij brenda në lokal ndërsa në Berat, një vizitor nga kryeqyteti u qëllua me thikë nga pronari i një kali në zonën e kalasë. Tre ngjarje kriminale me emërues të përbashkët, një fjalë goje që çoi në ekstrem. Sot janë zbardhur edhe dëshmitë e autorëve të krimeve. Kristo Mema i cili shëtiste turistët me kalë në kalanë e Beratit, qëlloi për vdekje Keli Hoxhën në sy të familjarëve dhe vizitorëve të tjerë. Ky i fundit i preku kalin, ndërsa përpara autoriteteve, Mema ka rrëfyer si e bëri vrasjen. “I thashë...