Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor Firence 2025,  çmimi “Lorenzo il Magnifico” për artistin Xhovalin Delia

Artisti Xhovani Delia u nderua me çmimin “Lorenzo il Magnifico”, çmimi i dytë në Bienalen XV Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Firence 2025.  Vetë artisti shprehet se të shpërblehesh nga Firence është një nder i madh. “Faleminderit Artit dhe Firences, djepit të Artit! Do të kishte qenë më bukur të isha i pari, por kur mendoj se mund të isha i treti apo edhe pa asgjë fare, jam i kënaqur me Çmimin e Dytë “Lorenzo il Magnifico”. Një tjetër konfirmim artistik, por asgjë më shumë: ajo që ka vërtet rëndësi është ajo që jep, jo ajo që merr. Kam dhënë dhe kam bërë më të mirën time, dhe për këtë jam i qetë dhe i kënaqur. Të shpërblehesh nga Firence është një fat dhe një nder i madh. Këtë trofe artistike e ndaj me femrat e mia të shtrenjta: kuratoret e mia më të rrepta kujdesshme dhe më të rafinuara, Nevis dhe Samona- përkatësisht gruaja dhe vajza ime”, shprehet ai ndër të tjera në një postim në Facebook.
Xhovalin Delia është një prej figurave më të veçanta të artit bashkëkohor shqiptar. Xhovalin Delia (lindur më 29 prill 1959) është piktor, regjisor dhe shkrimtar shqiptaro-italian. Jeton dhe punon në Firence. Pasi kreu studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, Xhovalin Delia filloi karrierën si skenograf dhe animator pranë Studios Qendrore Kinematografike të Shqipërisë, duke realizuar disa filma të animuar. Krahas punës në kinematografi, Delia ekspozoi edhe piktura. Në Firence, ku jeton ai vazhdoi aktivitetin e tij artistik, kinematografik, letrar dhe publicistik. Përgjatë aktivitetit të tij artistik ai ka marrë vlerësime të ndryshme. Delia ka marrë pjesë në ekspozita dhe ngjarje arti në Itali dhe jashtë saj, duke përfshirë Bienalen e Firences, Bienalen e Milanos, Trienalen e Romës, Montekarlo dhe Luvrin në Paris.