Punime ndërtimi pa leje në Përmet, nën hetim një person

Punime ndërtimi pa leje në Përmet, nën hetim një person

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., banues në Përmet, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.