Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet adoleshenti nga Memaliaj

Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet adoleshenti nga Memaliaj

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Memaliaj, pasi u konstatua në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.