“Brigitte Macron është burrë”/ 10 të akuzuar për shpifje ndaj bashkëshortes së Presidentit të Francës

“Brigitte Macron është burrë”/ 10 të akuzuar për shpifje ndaj bashkëshortes së Presidentit të Francës

Burg deri në 12 muaj dhe gjobë deri në 8 mijë euro rrezikojnë 10 të akuzuarit për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit të Francës.  Këto janë dënimet që kërkojnë prokurorët e Parisit ndaj 8 burrave dhe dy grave, kryesisht blogerë dhe personazhe me numër të lartë ndjekësish në rrjetet sociale, të cilët akuzohen për shpifje dhe përhapje lajmesh të rreme ndaj zonjës së parë të Francës.  Gjykata Penale e Parisit do të japë dënimin për ta më 5 janar 2026, pasi dëgjoi për 2 ditë dëshmitë e tyre. Shpifjet e pretenduara nga pala mbrojtëse e çiftit presidencial francez lidhen me dyshimet e ngritura prej vitesh nëpër rrjetet sociale se Brigitte i është nënshtruar një tranzicioni gjinor dhe që më parë ka qenë burrë me emrin Jean-Michel Trogne, që në të vërtetë është vëllai i...