Sulmet izraelite në Gaza, raportohen mbi 100 viktima në 12 orë

Sulmet izraelite në Gaza, raportohen mbi 100 viktima në 12 orë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite në mbarë Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 100. Ministria e Shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, raportoi për 104 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite. Ndërkaq, Agjencia për mbrojtje civile tha se të paktën 101 palestinezë të vrarë u sollën në spitale, “përfshirë 35 fëmijë dhe një numër grash dhe të moshuar”, që u vranë “gjatë sulmeve izraelite të kryera në më pak se 12 orë”. Një ditë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi sulme “të fuqishme” në Gazë, teksa më pas ushtria izraelite tha se në...