Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Edicioni i dhjetë i “Luleborë”, Glerdit Turmetaj me këngën “Ta dish” shpallet fitues i festivalit
Glerdit Turmetaj, me këngën “Ta dish”, një krijim me tekst dhe muzikë të Leon Lekaj dhe orkestrim të Ilirian Zogës u shpall fitues i ediconit të dhjetë jubile të festivalit “Luleborë” në Shkodër. Kënga e krijuar pas një shkëputje 38 vjecare të muzikantit Lekaj, u veçua për finesën melodike, emocionin e brendshëm dhe interpretimin plot ndjeshmëri, duke fituar zemrat e publikut dhe vlerësimin e jurisë profesioniste. Për dy netë me radhë skena e teatrit “Migjeni” u kthye në një festë të bukur muzikore, ku u ngjitën 16 krijime të reja artistike, si dhe emra që ndër vite kanë ruajtur e kultivuar këngën qytetare. Një tjetër element që i dha këtij edicioni një shkëlqim të veçantë ishte drejtimi artistik i sopranos me famë botërore Inva Mula...