‘Merr para nga BE, urdhra nga Rusia’/ Guardian: Qeveria serbe dhe Vuçiç po rrëzohen nga pushteti

‘Merr para nga BE, urdhra nga Rusia’/ Guardian: Qeveria serbe dhe Vuçiç po rrëzohen nga pushteti

Streha e betonit që u shemb vitin e kaluar në Novi Sad po rrëzon dhe qeverinë e Serbisë, si dhe presidentin Aleksandër Vuçiç. Kështu të paktën lë të kuptohet një shkrim i publikuar në median prestigjioze britanike, Guardian. “Qeveria e Aleksandër Vuçiçit sot i ngjan një skeme piramidale politike, duke i dhënë legjitimitet përmes spektaklesh, duke vonuar rrëzimin e saj të pashmangshëm”, është fjalia e parë e opinionit të shkrimtarit Sërdjan Cvijiç. Ai nxjerr në pah faktin se presidenti e ka kthyer betonin dhe asfaltin në simbol të pushtetit të tij, ndërsa nën sipërfaqe ka shembur institucionet dhe demokracinë. Protestat që pasuan tragjedinë janë bërë zëri i një kombi të lodhur nga mashtrimet, dhuna policore dhe frika. Serbia e Vuçiçit, që dikur mburrej me “stabilitet”,...