Naftëtarët e ‘Bankers’ prej 15 ditësh në grevë: Po na bëjnë presion me litarin e varfërisë dhe bukën e fëmijëve

Naftëtarët e ‘Bankers’ prej 15 ditësh në grevë: Po na bëjnë presion me litarin e varfërisë dhe bukën e fëmijëve

Në ditën e 15-të të grevës, naftëtarët e Patos – Marinzës e kanë zhvendosur protestën e tyre përballë zyrave të kompanisë” Bankers Petroleum” në Fier. Me pankarta në duar dhe thirrjet” “Turp t’ju vijë” ata kanë kërkuar njëzëri reagim nga kompania një zgjidhje konkrete për plotësimin e kërkesave teksa kanë dënuar intimidimin që u bëhet punonjësve për të bojktotuar grevën. “Po u bëjnë presion punonjësve me litarin e varfërisë, me bukën e fëmijëve” ka thënë kreu i sindikatës Dritan Shahu. I shoqëruar nga dy fëmijët e tij grevisti Eduart Selami, ka pohuar se nuk do të dorëzohen. “Unë kam marrë edhe fëmijët me vete, se për këta fëmijë po punojmë. Duam atë që na takon dhe nuk dorëzohemi “ ka thënë ai. Një ndër punonjësit...