Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Kontrabandë me pije energjike në Gjirokastër, ndalohet i riu në Kakavijë
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. F., 34 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pije energjike të dyshuara të kontrabanduara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.