Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Lëvizje e re/ Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Vendimi u firmos nga ministrja e Ekonomisë, Ibrahimaj, duke i besuar Xhafajt drejtimin e institucionit publik që mbulon shërbimin postar dhe logjistikën shtetërore në mbarë vendin. Xhafaj ka një eksperiencë të gjatë në administratën shtetërore, ku ka mbajtur poste të rëndësishme, ndër to edhe atë të zëvendësministrit të Brendshëm dhe deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij ai është angazhuar në disa procese të reformës në administratë dhe në digjitalizimin e shërbimeve publike. Emërimi i tij në krye të Postës Shqiptare vjen në kuadër të një procesi riorganizimi të institucionit, me synim modernizimin e shërbimeve dhe zgjerimin e ofertës postare e financiare për qytetarët.