Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Letërporosia nga SHBA, Ilir Meta “shet” kushëririn biznesmen të Monikës: Nëse A.Sh ka paguar lobim për LSI, le të merret drejtësia
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmet e raportuara nga mediat, se SPAK ka pranuar një letërporosi të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila konfirmon pagesa lobimi përtej Atlantikut për ish-LSI. Kjo letërporosi thuhet se është prezantuar dhe dje në seancën e gjykimit paraprak për Ilir Metën, por kreu i Partisë së Lirisë thotë se ai ka zbatuar të gjitha rregullat dhe asnjë marrëveshje e firmosur prej tij, nuk ka lidhje me lobim të paligjshëm. “Midis kompanisë GSIS dhe LSI ka patur një kontratë shumë të detajuar e të mirëpërcaktuar se si realizohej çdo shërbim dhe çdo pagesë dhe kjo është në dispozicion të SPAK-ut e do bëhet publike nga ne pas seancës paraprake të gjykimit....