Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
MJK: Kina e gatshme të punojë me SHBA-në për të arritur rezultate pozitive
Gjatë takimit të ardhshëm midis Presidentit të Kinës Xi Jinping dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dy krerët e shteteve do të kenë komunikim të thelluar mbi çështjet strategjike dhe afatgjata që kanë të bëjnë me marrëdhëniet kino-amerikane, si dhe mbi çështjet kryesore me interes të përbashkët, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës. Zëdhënësi Guo Jiakun i bëri këto komente në një konferencë të rregullt për shtyp kur u pyet për një pyetje të lidhur me këtë çështje. Diplomacia e krerëve të shteteve luan një rol udhëheqës strategjik të pazëvendësueshëm në marrëdhëniet kino-amerikane, vuri në dukje zëdhënësi Guo. Kina është e gatshme të punojë me palën amerikane për të siguruar që takimi të prodhojë rezultate pozitive, të ofrojë udhëzime të reja për zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA...