Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama për “Dezeen”: Duam një histori dashurie mes arkitektëve dhe Shqipërisë
Në një intervistë ekskluzive për revistën më të famshme në botë të arkitekturës, “Dezeen”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpjegon pse po i kushton kaq shumë vëmendje arkitekturës. Vendi i vogël ballkanik është aktualisht një qendër befasuese e arkitekturës së shquar – me projekte të mëdha që po realizohen nga studio të mëdha ndërkombëtare, përfshirë MVRDV, BIG dhe “Ricardo Bofill Taller de Arquitectura”. “Një festival arkitekture është më i rëndësishëm se një samit politik” Duke folur për “Dezeen” nga zyra e tij në Tiranë, Rama shprehu besimin e tij në fuqinë e arkitekturës për të bërë ndryshime pozitive në Shqipëri. “Unë besoj shumë te arkitektura dhe te fuqia e saj për të ndikuar në mënyrën se si jetojmë”, tha ai. “Mendoj se për një vend si Shqipëria, arkitektura e mirë është një prani...