Poezi nga Filip Shiroka
Mirë se vjen, me krahë te letë,Dallndryshë, tui fluturue!Mirë se vjen! M’ket ânë te xetëT’dheut t’Misirit me dimnue:Eja, prá, ktu fluturim,M’gzò me at zâ gjith âmbëlcim! Kur jé nisë t’kam porositunAtje larg t’shkojsh kah Shqypnija;M’difto pra, kur ké shetitunA t’kan ra n’mend fjalt e mija,Me m’shkue n’Shkoder fluturim,Me m’j’u falë gjytetit t’im?! Atje malet n’i paç pá,Jânë prej boret nalt zbardhue:N’ato fushat ne paç rá,Janë me lule lulëzueAtje n’paç vojtë fluturimAty âsht gjyteti i im! Barit t’njomë gjith atje veshenÇuka e kodra, e atje ndinëTue këndue blegtoresheQi kullotë rreth bagtinë;Atje n’paç vojt fluturim,Aty âsht gjyteti i im! N’Shkodren t’ime të ShqypnisëBurrat lejnë qi s’dijnë ç’âsht friga,Çupat e bukra t’urtisëAtje lejnë qi s’dinë ç’âsht flliga;Atje n’pàç vojt fluturimAty âsht gjyteti i im! Dishroj shum, por…nuk po dijA kam pràp fàt t’mirë me shkueNji herë tjetër ne Shqypni,N’Shkodren t’ime me kalue…Atje dù t’shkoj fluturim,T’vdes aty n’gjytetin t’im! T’kam pas thânë… se n’Fushë t’RmajitKam dy vorre t’dashtunisë,Nânë e babë kàm n’at vênd vajit,Qi m’kanë lânun t’vorfenisë;Me zânë t’ând t’përmâllshëm shqim,A m’ke bâ mbi’ tà vajtim?! A u kè thânë se un t’kam çuePrindët e dashtun me m’i qà?!A u kè thânë sà kam lotueKur t’kam nisë vorrin m’e pâ?!A e kè thânë,t’përmallshme shqim,Kângen t’ânde gjithë vajtim?! A u kè thânë se zêmra e imeN’ dhenë t’hueja keq u shkri,Se s’ka gzim, as s’ka ngushllimeSe po digjet për Shqypni?!Me zânë t’ând t’përvajshëm shqim,A e kè qamun fatin t’im?! Prà dallndryshë, kah kè shetitunGjytetin t’im a e kè pà?!N’ato vênde kû kè rritun,N’mênd për mue a te kà rà,Me m’shkue n’Shkodër fluturim,Me m’j’u falë gjytetit t’im?!
ObserverKult
Lexo edhe:
FILIP SHIROKA: SHKO DALLËNDYSHE
Poezi nga Filip Shiroka
Udha e mbarë, se erdh prendvera,shko dallëndyshe tue fluturue,prej Misirit n’dhena tjerafusha e male tue kërkue;n’Shqypni shko, pra, fluturim,shko në Shkodër, n’gjytet tim!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
Mimika dhe Ndrek Luca
LISTA E 315 INTELEKTUALËVE QË NDIQESHIN NGA SIGURIMI, MES TYRE NDREK LUCA, HELENA KADARE, RIKARD LJARJA
Nga Dashnor Kaloçi
Publikohet dokumenti arkivor me siglën “Tepër sekret” të nxjerrë nga arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit me një listë prej 315 emrash intelektualësh nga institucionet kulturore dhe artistike të kryeqytetit si p.sh.: Vaçe Zela, Rikard Ljarja, Ndrek Luca, Sali Shijaku, Edi Luarasi, Marie Kraja, Naum Prifti, Bujar Kapexhiu, Helena Kadare, Gëzim Erebara, Luigj Gurakuqi etj.
Aty përcaktohet dhe arsyeja e ndjekjes e survejimit të tyre, si dhe intervista e ish-kuadrit të lartë të Sigurimit të Shtetit lidhur me këtë listë…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult

Leave a Reply