Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Sofia Loren: Nëse nuk ke qarë, sytë e tu nuk mund të jenë të bukur…
ObserverKult ua sjell disa thënie nga aktorja e famshme italiane, Sofia Loren: – Ekziston një burim rinie: është mendja juaj, talenti juaj, krijimtaria që sillni në jetën tuaj dhe jetët e njerëzve që doni. Kur të mësoni të përdorni këtë burim, ju me të vërtetë do ta keni mposhtur moshën. – Bukuria buron nga brenda. Nuk është diçka fizike. E tëra është se si ndiheni brenda dhe kjo reflektohet në sytë tuaj. – Unë kurrë nuk jam përpjekur të shlyej kujtimet e së kaluarës, edhe pse disa janë të dhimbshme. Unë nuk i kuptoj njerëzit që fshihen nga e kaluara e tyre. Gjithçka që jetoni të ndihmon për t’ju bërë personi që jeni tani. – Asgjë nuk e bën një grua më të bukur sesa...