Proda: Fuqizimi i grave në Polici, investim në cilësinë e shërbimit që i ofrojmë qytetarëve

Proda: Fuqizimi i grave në Polici, investim në cilësinë e shërbimit që i ofrojmë qytetarëve

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në Konferencën “Gratë dhe të rinjtë në qendër të sigurisë komunitare dhe parandalimit të ekstremizmit”, ku theksoi se fuqizimi i grave në Polici nuk është vetëm çështje barazie gjinore, por një investim në cilësinë e shërbimit që i ofrojmë qytetarëve. Proda tha se gratë në Polici, janë shembull i kurajës, i integritetit dhe i aftësisë për të balancuar forcën me humanizmin, vendosmërinë me ndjeshmërinë, cilësi këto që përbëjnë themelin e një policie moderne dhe qytetare. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, konferenca e ditës së sotme e zhvilluar në Tiranë përkoi me emërimin e një tjetër femre në postin e shefit të Komisariatit, kësaj radhe në Librazhd, që do të pasohet edhe me emërime...