Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Holanda voton për parlamentin, zgjedhjet test i rëndësishëm për ekstremin e djathtë
Holandezët i janë drejtuar sot kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat shihen si një test i rëndësishëm për forcën e ekstremit të djathtë në Evropë. Rreth 13.5 milionë qytetarë kanë të drejtë vote, ndërsa qendrat e votimit janë hapur në orën 7:30 dhe pritet të mbyllen në orën 21:00. Sipas sondazheve të fundit, politikani kundër emigracionit dhe islamit, Geert Wilders, është në një garë të ngushtë për të përsëritur suksesin e zgjedhjeve të dy viteve më parë me forcen e tij politike, Partia për Liri. Megjithatë, me më shumë se gjysmën e votuesve ende të pavendosur, rezultati pritet të jetë i paparashikueshëm. Të gjitha partitë tradicionale e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të ri me të, duke vlerësuar se Wilders është...