Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ekzekutohen 64 trafikantë droge, kaos në Rio De Janeiro, pas operacinit të madh policor
Të paktën 64 persona kanë humbur jetën gjatë një operacioni masiv policor në Rio de Janeiro. 81 të tjerë u arrestuan, si dhe u sekuestruan 93 arma automatike dhe mbi gjysmë tonë drogë. Sipas mediave të huaja, mes viktimave ishin edhe katër oficerë policie. Operacioni ishte planifikuar për më shumë se një vit dhe përfshinte mbi 2,500 policë. Në qytet, shkollat dhe universitetet janë mbyllur, fluturimet në aeroportin Galeao janë pezulluar, ndërsa transporti publik është në kaos. Ky operacion synonte një bandë të madhe disa ditë para se qyteti të mirëpriste Samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën. Policia ka një traditë organizimi të operacioneve të mëdha kundër krimit të organizuar para ngjarjeve ndërkombëtare të rëndësishme, si Lojërat Olimpike të vitit 2016, Samiti G20 në...